(Lulu hireplotë)
Ndihem si një personazh që është arratisur nga një libër i papërfunduar dhe që tani, me shumë ngulm, po kërkon autorin.
Tërë kohën në dilemë!
Ta adhuroj si Krijues timin?
Apo ta qortoj pse më ka dënuar të jem një kërkues i përhershëm i lumturisë në një botë ku një gjë e tillë qëmoti shihet vetëm si utopi?