Sa herë kam dëgjuar fjali të tilla si “xhelozia është shumë e përhapur ndër shqiptarë” apo “xhelozia është tipike për shqiptarët”! Këto mbase dhe janë të vërteta, por janë të vërteta për shqiptarët, po aq sa edhe për të gjithë popujt e tjerë.
Disa thonë se xhelozia është sëmundje, veti e njerëzve të ligj, shprehje e një karakteri të ulët dhe shumë e shumë të tjera.
Moralizime të kota! Të gjithë jemi të njëjtë.
Njeriu është xheloz në gjithçka, duke filluar nga dashuria e deri te suksesi i tjetrit. Kjo e bën atë të vuajë në një ankth të pafund.
A e di pse?
Dyshimi i vazhdueshëm, që është motori kryesor i xhelozisë,nëse kthehet në filozofi të jetës, është ftesë për vuajtje.
Në shprehjen e xhelozisë së tyre, meshkujt janë brutalë, një mllef që mblidhet dhe shpërthen në një shfryrje të egër dhe herë-herë edhe të përgjakshme. Ndërkaq, femrat janë më dinake dhe këmbëngulëse; ajo në vazhdimësi, si një qukapik, i troket mashkullit në kokë dhe nuk heq dorë nga qëllimi i saj.
Mendoj se xhelozia nuk është gjë tjetër veç shprehje e mungesave tona.
***
Kështu thotë Zonja ime Z (fq,147 e librit), ajo nuk distancohet nga problemi, por synon që ta kuptojë atë, gjithnjë në kontekstin tonë shqiptar.
Ti si e mendon?