PSE NUK DUAM TË RRIMË KËTU?

Te libri “Rebelimi i Lúlus”, alteregoja ime e bën këtë reflektim:


*


Shtëpinë tonë, pra, shtetin, e kemi të mirë jo vetëm në pamje të jashtme, por edhe nga brenda. P.sh., kati i parë është i bukur, por edhe më i bukur është kati i dytë, si dhe të gjitha katet e tjera, por problemi është se arkitektët nuk kanë lënë vend për shkallë. Dhe, meqenëse nuk ka shkallë, atëherë ne jemi përsosur në “artin e shkathët” të hajdutëve; nga kati në kat, ngjitemi duke shkelur mbi shpinën e njëri-tjetrit apo, në ankth, presim që dikush të na hedhë një litar nga lart.


Kur gjërat bëhen pa dashuri dhe pa përkushtim, njëlloj si një shtëpi që ndërtohet kuturu, edhe shteti përfundon si një krijim pa plan, të cilit i mungon diçka thelbësore, diçka që të jep ndjenjën e sigurisë dhe të përkatësisë. Dhe kur njeriu nuk e ka ndjenjën e sigurisë dhe të përkatësisë, gjëja e parë që i bie ndërmend është që të ikë me rastin e parë që i krijohet kjo mundësi. Njëlloj siç po ikim edhe ne.
*
Ti, si e mendon, pse ikim, pse nuk duam të rrimë këtu?